Dhunë në familje në Prishtinë, gruaja dërgohet në strehimore

Kronikë e zezë

Dhunë në familje në Prishtinë, gruaja dërgohet në strehimore

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Dy persona, një burrë dhe një grua pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes vete.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 02:45, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në strehimore.

“Pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes vete dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit e dyshuara femër është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari mashkull është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat