Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e dy të dyshuarve për vjedhje

Kronikë e zezë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e dy të dyshuarve për vjedhje

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 10:37
Qytetarët e kërkuar nga Policia

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar dy persona të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vjedhje të rëndë”.

Me këtë rast, Policia ka publikuar fotografitë e të dyshuarve.

“Policia e Kosovës, mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, në mbështetje të dispozitës së nenit 71, paragrafit 4 pika 4.1, 4.12, lidhur me nenin 77, paragrafi 2, të KPP-së, si dhe në përputhje me nenin 8, të KEDNj-së, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarve të shpallur në kërkim, të dyshuar për implikim në veprën penale ‘Vjedhje e Rëndë’, konform nenit 315 të KPRK-së.

Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personave të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së tyre”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat