“Kom me iu mbytë”/ Djali në Gjakovë sulmon prindërit që s’i dhanë para për drogë, babanë e godet me tullë

Kronikë e zezë

“Kom me iu mbytë”/ Djali në Gjakovë sulmon prindërit që s’i dhanë para për drogë, babanë e godet me tullë

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 11:45
Ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

E, në shumë raste shkaktar i telasheve është abuzimi me substanca narkotike e pije alkoolike.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në rrugën ‘Ali Ibra’ në Gjakovë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Bazuar në dëshminë e prindërve dhënë organeve të hetuesisë, 26-vjeçari është përdorues i narkotikëve dhe i gjithë konflikti mes tyre ka nisur pasi s’kanë pasur para që t’ia japin për të blerë drogë.

Sipas tyre, ndonëse janë pajisur me urdhërmbrojtës nga Gjykata, i riu nuk e ka respektuar atë dhe ka eskaluar në ofendime e kërcënime me jetë, e më pas i ka sulmuar edhe fizikisht. Ai dyshohet se me një mjet të fortë [tullë], ka goditur babanë e tij, duke i shkaktuar lnëdime trupore.

Viktimat kanë marrë ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari i cili është recidivist i dhunës në familje, është shpallur në kërkim policor, pasi menjëherë pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat