Ky është hajni nga Ferizaj që u arrestua, dyshohet për së paku dy vjedhje

Kronikë e zezë

Ky është hajni nga Ferizaj që u arrestua, dyshohet për së paku dy vjedhje

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 06:24
Foto ilustrim

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese.

Një ndër hajnat që ka kryer së paku dy vjedhje në Ferizaj, tashmë ka rënë në prangat e Policisë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i riu që u arrestua gjatë ditës së djeshme është Mentor Qallapeku.

Mësohet se vjedhjet janë kryer në lokacione të ndryshme gjatë këtij viti, por i dyshuari ka arritur të shpëtojë nga prangat e Policisë.

Pas përfundimit të procedurave, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat