Hajnat i thyejnë shtëpitë e dy vëllezërve mërgimtarë nga Amerika, ja çka vodhën

Kronikë e zezë

Hajnat i thyejnë shtëpitë e dy vëllezërve mërgimtarë nga Amerika, ja çka vodhën

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 06:26
Foto ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. E cak i hajnave shpeshherë janë edhe shtëpitë e mërgimtarëve, të cilat në Kosovë mbesin të mbyllura në shumicën e muajve të vitit.

Njëjtë e kanë pësuar dy vëllezërit Brahimi nga Ferizaj, të cilët jetojnë në Amerikë – shtëpitë e të cilëve kanë qenë cak i hajnave.

Mësohet se rasti u zbulua pasi disa të afërm të tij shkuan ta vizitojnë shtëpinë, të cilën e gjetën të demoluar dhe si rrjedhojë kanë njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se hajnat kanë vjedhur në veturë, pasi gjësende të tjera me vlerë dhe para të gatshme nuk kanë gjetur.

Njësitë policore kanë kryer në vendin e ngjarjes të gjitha ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe çojnë në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, teksa vazhdojnë hetimet për gjetjen e të dyshuarve dhe arrestimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat