Ky është i arrestuari për bixhoz të paligjshëm në Skenderaj, bastiset lokali i tij

Kronikë e zezë

Ky është i arrestuari për bixhoz të paligjshëm në Skenderaj, bastiset lokali i tij

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 06:35
Foto ilustrim

Aktivitetet e organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit në vendin tonë janë të ndaluara me ligj dhe përbëjnë vepër penale, por kjo nuk po i ndalon qytetarët që të veprojnë kundërligjshëm, të cilët po sfidojnë kështu shtetin.

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Skenderaj një person, pasi i njëjti dyshohet se në lokalin e tij zhvillonte veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që u arrestua është Gëzim Rrustemi, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Pas kontrollit policor, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, shtatë aparate të lojërave, dy televizorë dhe dëshmi tjera relevante.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat