Sllovakja rrahet nga bashkëshorti shtetas maqedon në Prizren

Kronikë e zezë

Sllovakja rrahet nga bashkëshorti shtetas maqedon në Prizren

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Një grua me nënshtetësi sllovake ka raportuar në policinë e Prizrenit se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj shqiptar me shtetësi maqedonase.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, teksa raportohet se ngjarja ka ndodhur në një hotel në Prizren.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa viktima është dërguar në strehimore.

I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat