Rrahen mes veti burri dhe gruaja në Gjakovë, kjo e fundit ia dëmtoi edhe xhamin e veturës

Kronikë e zezë

Rrahen mes veti burri dhe gruaja në Gjakovë, kjo e fundit ia dëmtoi edhe xhamin e veturës

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Janë rrahur mes vete një burrë dhe një grua në Gjakovë, ku kjo e fundit ia ka dëmtuar edhe xhamin e veturës.

Policia ka bërë të ditur se çifti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.

“Dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovare- bashkëshort,  pas një mosmarrëveshje verbale kanë ardhur deri te përleshja fizike mes tyre, ku si pretekst e dyshuara femër i ka dërmuar xhamin e veturës së bashkëshortit. 

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat