Policia gjen pa shenja jete një person në Graçanicë – dyshohet se kreu vetëvrasje

Kronikë e zezë

Policia gjen pa shenja jete një person në Graçanicë – dyshohet se kreu vetëvrasje

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka nisur hetimet rreth vdekjes së një personi në Graçanicë, i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 21:40.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës se një person është pa shenja jete, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur viktimën mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje”, thuhet në raportin e policisë.

Në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë cal-9mm, e cila dyshohet se është përdorur.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat