Gruaja nga Prishtina e denoncon burrin e saj në Polici: Më ka rrahur në të kaluarën, ndihem e rrezikuar

Kronikë e zezë

Gruaja nga Prishtina e denoncon burrin e saj në Polici: Më ka rrahur në të kaluarën, ndihem e rrezikuar

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen përditë në vendin tonë. Zakonisht janë gratë ato të cilat kërkojnë mbrojtje institucionale për shkak të dhunës që përjetojnë kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Si pasojë e telasheve në martesë, në Polici kanë përfunduar edhe një çift nga Prishtina.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se rastin e ka denoncuar një 22-vjeçare, e cila është ankuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj.

Bazuar në dëshminë e saj, ajo ndihet e rrezikuar nga veprimet e bashkëshortit të saj, pasi në të kaluarën i njëjti edhe e ka sulmuar fizikisht.

Njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat