Shtërpcë: Vetura përfundon jashtë rrugës, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Shtërpcë: Vetura përfundon jashtë rrugës, lëndohen dy persona

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksident në Shtërpcë.

Një veturë ka përfunduar jashtë rrugës.

Kështu tha Qazim Reka, major në Qendren Operative në Ferizaj.

“Si rezultat i rrjedhjes së ujit në rrugë, ka pasur një shpërthim të një gypi, janë krijuar ngrica, me ç’rast një veturë nuk i është përshtatur shpejtësisë dhe ka përfunduar jashtë rrugës”, tha Reka për Klankosova.tv

“Dy persona janë lënduar, lëndime të lehta, nuk janë serioze”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat