Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, tre persona të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, tre persona të lënduar

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 19:07
Foto ilustrim

Mbrëmjen e së dielës, në magjistralen Prishtinë-Pejë ka ndodhur një aksident trafiku, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka deklaruar se në aksident janë përfshirë tri vetura.

Pak para orës 18:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (Gjurgjicë). Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime”, ka deklaruar Krasniqi.

Njësia policore është duke u marrë me aksidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat