Sulmuan një person dhe ia dëmtuan veturën, policia arreston dy të dyshuarit në Lipjan

Kronikë e zezë

Sulmuan një person dhe ia dëmtuan veturën, policia arreston dy të dyshuarit në Lipjan

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Lipjan, të cilët kanë sulmuar fizikisht një person dhe po ashtu ia kanë dëmtuar veturën.

Rasti ka ndodhur ditën e diel.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kanë dëmtuar veturën e viktimës mashkull kosovar dhe më pas e kanë sulmuar edhe fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, bëhet e ditur në njoftim.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat