Sulmoi policët, lihet i lirë personi në Zubin Potok

Kronikë e zezë

Sulmoi policët, lihet i lirë personi në Zubin Potok

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Drejtoria e Policisë Rajonale në Mitrovicë ka njoftuar për një rast të pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrës në fshatin Bërnjak të Zubin Potokut.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari kosovar është arrestuar pasi që kishte refuzuar t’i prezantojë dokumentet identifikuese dhe lejen e qarkullimit të veturës, duke tentuar të largohet me veturë.

I njëjti, gjatë arrestimit ka tentuar të rezistojë duke sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Kurse, me vendim të prokurorit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat