“Deshe uniformën edhe ki punë me mu”/ Mitrovicasi e kërcënon policin që e gjobiti për kundërvajtje

Kronikë e zezë

“Deshe uniformën edhe ki punë me mu”/ Mitrovicasi e kërcënon policin që e gjobiti për kundërvajtje

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 22:41
Ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës.

Shpesh herë pakënaqësitë e tyre kalojnë në kërcënime, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.

Me një rast të tillë është përballur një zyrtar policor teksa po patrullonte në Mitrovicë.

Gjithçka ka ndodhur pasi polici e ka ndalur të dyshuarin për kontroll dhe verifikim sepse i njëjti po e drejtonte veturën pa targa.

Për pasojë, zyrtari policor e ka gjobitur për kundërvajtje dhe kjo si duket e ka nervozuar shoferin e dyshuar.

Në shenjë revolte, i dyshuari e ka kërcënuar policin, duke e paralajmëruar se do ta pësojë keq, posa të jetë jashtë detyrës zyrtare.

Përballë kësaj situate, Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij.

Pas përfundimit të procedurave policor, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje ndaj personit zyrtar’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat