Ky është hajni që kreu vjedhje në dy markete në Prishtinë, bie në prangat e Policisë

Kronikë e zezë

Ky është hajni që kreu vjedhje në dy markete në Prishtinë, bie në prangat e Policisë

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 07:48
Foto ilustrim

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. Marketet shumë shpesh janë cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje. Një ndër hajnat që ka bërë kërdi në disa markete në Prishtinë ka rënë së fundmi në prangat e Policisë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se personi që u arrestua për këto raste Fatmir Bajralija i cili dyshohet se ka kryer vjedhje në dy markete, muajt e kaluar dhe ka arritur të shpëtojë nga prangat.

Këto raste kanë ndodhur në “Albi” dhe “Maxi”, ku Bajralija ka avulluar cigare në vazhdimësi, të cilat i ka vjedhur dhe është zhdukur.

Denoncimi i vjedhjeve nga përgjegjësit e marketeve ka aktivizuar Policinë, me ç’rast i njëjti është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat