Një person dyshohet se është vetëvrarë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Një person dyshohet se është vetëvrarë në Prishtinë

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Një person dyshohet se është vetëvrarë ditën e hënë në Prishtinë.

Policia njofton se viktima është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, ndërsa afër tij ka qenë edhe një armë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 19:00.

“Është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar dhe një armë afër tij me të cilën dyshohet se është kryer vetëvrasja. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat