Rrahje mes dy personave në Gjilan, njëri prej tyre gjuan me armë familjarët e viktimës

Kronikë e zezë

Rrahje mes dy personave në Gjilan, njëri prej tyre gjuan me armë familjarët e viktimës

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar të hënën në fshatin Uglarë të Gjilanit, pasi për shkak të një mosmarrëveshje janë përfshirë në një përleshje fizike.

Sipas policisë, më pas njëri nga të dyshuarit kishte marrë nga shtëpia e tij një armë automatike dhe kishte shkuar te shtëpia e të dyshuarit tjetër si dhe kishte gjuajtur me armë në drejtimi të shtëpizave të tij e familjarëve të tij.

“Fsh. Uglarë, Gjilan 20.11.2023 – 12:50. Janë arrestuar dy të dyshuar të cilët për shkak të një mosmarrëveshje janë përfshirë në përleshje fizike. Më pas njëri nga të dyshuarit kishte marrë nga shtëpia e tij një armë automatike dhe kishte shkuar te shtëpia e të dyshuarit tjetër dhe kishte gjuajtur me armë në drejtimi të shtëpizave të tij dhe familjarëve të tij”, thuhet në raportin e policisë.

Nga predhat e fishekëve të armës bëhet e ditur se janë goditur shtëpitë e të dyshuarit dhe një veturë e parkuar.

“Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore. Nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një pushkë automatike me 21 copë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari i cili e ka përdorur armën është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.

Rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Përdorim i armës” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat