​Tentoi t’i jep 10 euro ryshfet policisë, arrestohet

Kronikë e zezë

​Tentoi t’i jep 10 euro ryshfet policisë, arrestohet

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Policia kufitare e Kosovës sot rreth orës 12:00, në hyrje të pikë kalimit kufitar Jarinjë, ka kontrolluar një kamionetë të tipit IVECO, me targa të Kosovës, e cila po transportonte vetura me targa të huaja.

Gjatë kontrollit kufitar, vozitësi i këtij kamioni me qëllim të “dhënies së ryshfetit” brenda lejes së qarkullimit kishte vendosur një kartëmonedhë në vlerë prej dhjetë euro.

Zyrtarët policorë menjëherë kanë ndërmarrë veprime ligjore dhe me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar në procedurë të rregullt rasti “dhënie e ryshfetit”, me ç’rast edhe kartëmonedha sekuestrohet për procedura të mëtejme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat