26-vjeçarja e dehur i shkon në shtëpi dhe kërcënon me jetë ferizajasin, intervenon Policia

Kronikë e zezë

26-vjeçarja e dehur i shkon në shtëpi dhe kërcënon me jetë ferizajasin, intervenon Policia

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Përdorimi i alkoolit po u shkakton telashe të mëdha të rinjve kosovarë, të cilët shpesh humbin kontrollin mbi veprimet e tyre, duke u bërë kështu agresivë e duke krijuar probleme.

Kështu ka ndodhur së fundi në Ferizaj, ku një grua dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka kërcënuar një person.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 26-vjeçarja ka shkuar te shtëpia e viktimës dhe të njëjtin me mjet të mprehtë e ka kërcënuar se do ta vrasë.

Përballë kësaj situate, i shqetësuar nga veprimet e të dyshuarës, 35-vjeçari ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen.

E dyshuara është arrestuar dhe ëhstë shoqëruar në stacion policor, por për shkak të gjendjes së saj të dehur, nuk është arritur që të intervistohet.

Me urdhër të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat