​Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje në Vushtrri

Kronikë e zezë

​Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje në Vushtrri

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 20:04
Ilustrim

​Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje në Vushtrri.

Policia e Kosovës sot në Mitrovicën e Jugut, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Personat e arrestuar me inicialet R. I. (41) dhe M.M. (40), të dy shtetas të Kosovës, dyshohen se më datën 14 nëntor 2023, në Vushtrri kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat