Shpërthim me granatë dore në Prishtinë, dëmtohet një veturë

Kronikë e zezë

Shpërthim me granatë dore në Prishtinë, dëmtohet një veturë

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Një shpërthim me granatë dore ka ndodhur mbrëmë pak para mesnatës në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Prishtinë, ku si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë me dije se nuk ka persona të lënduar, por si pasojë e shpërthimit është dëmtuar një veturë dhe disa prona.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës për një shpërthim, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe kanë takuar dy ankuese kosovare, të cilat kanë deklaruar se si pasojë e shpërthimit në afërsi të shtëpive të tyre u janë shkaktuar dëme materiale në pronat e tyre dhe në një veturë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e  PK-së për deminim, ku dyshohet se mjeti shpërthyes ka qenë garantë dore, i cili ka shpërthyer në rrethana (ende) të panjohura. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat