Automjeti i ‘KRU Gjakova’ cak i hajnave, vidhen mjete pune

Kronikë e zezë

Automjeti i ‘KRU Gjakova’ cak i hajnave, vidhen mjete pune

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Përpos shtëpive private, banesave, bizneseve e institucioneve të ndryshme të cilat janë cak i vazhdueshëm i hajnave, ata syrin e kanë edhe te veturat e qytetarëve. Edhe në raste kur nuk e marrin veturat në tërësi, i thyejnë ato me shpresë që do gjejnë dhe do marrin ndonjë gjë me vlerë.

Cak i hajnave ishte dje edhe furgoni i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit në Gjakovë, e cila ishte e parkuar në oborrin e një servisi veturash.

Burimet e medias brenda Prokurorisë bëjnë me dije se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në kuadër të veprimeve hetimore kanë marrë dëshminë e punëtorit të autoservisit, i cili ka denoncuar rastin.

Bazuar në dëshminë e tij, një person ka vjedhur mjetet e punës që ndodheshin brenda furgonit.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, mirëpo janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat