​Arrestohen katër persona për fajde në Ferizaj, sekuestrohen armë e para

Kronikë e zezë

​Arrestohen katër persona për fajde në Ferizaj, sekuestrohen armë e para

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni policor në katër lokacione në Ferizaj ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Sipas njoftimit të dyshuarit gjatë viteve 2021/2023, dyshohen se e kanë detyruar viktimën që t’i paguaj deri me tani para me fajde në vlerë prej 164.500 euro.

“Gjatë kontrollit në pronat e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar: Dy armë (pistoleta), katër karikator, dy pushkë gjuetie, nëntëdhjetë e pesë fishekë, pesë telefona mobil, dy mijë e gjashtëqind euro.

Të dyshuarit pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale në përgjithësi, në veçanti luftë e pa kompromis dhe zero tolerancë do të aplikohet kundër krimit të organizuar”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat