Kidnapohet një fëmijë në Rahovec

Kronikë e zezë

Kidnapohet një fëmijë në Rahovec

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 11:39
Policia

Një fëmijë në Rahovec është kidnapuar nga persona ende të panjohur.

Burime  brenda shoqatës “Hareja” bëjnë të ditur këtë informacion.

Sipas po këtij burimi, kjo qendër i ka alarmuar prindërit që të kenë kujdes me fëmijët e tyre pasi që një rast i kidnapimit ka ndodhur në Rahovec.

Informacionin nuk kemi arritur ta konfirmojmë zyrtarisht nga policia, mirëpo qendra “Hareja” i ka alarmuar prindërit.

Mesazhi i qendrës:

“Përshëndetje… sapo u informova se është kidnapuar një fëmijë i Rahovecit nga persona të panjohur. Ju lutem të keni kujdes me fëmijët, mbani mbyllur derën e hyrjes dhe mos i lejoni vet në basnjo me shku. Të gjitha mësueset të jeni 15 minuta më herët para fëmijëve dhe për çdo mungesë evidentoni në fletore dhe i pyetni prindërit pse nuk kanë ardhë, mos bëni panikë, por kujdes në maksimum”.

“192 është nr i policisë rajonale nëse ju ndodh najher me thirrë në polici, i thoni me ju lidh me policinë në Rahovec. Për cdo gjë të dyshimtë lajmëroni policinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat