Dogana kap një sasi të konsiderueshme pajisjesh kirurgjike

Kronikë e zezë

Dogana kap një sasi të konsiderueshme pajisjesh kirurgjike

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 14:20
Barnat

Parandalohet një tentim kontrabande në pikë kalimin kufitar të Dheu i Bardhë, në kuadër të planit operativ të për luftimin dhe parandalimin e kontrabandës, Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë zhvilluar një operacion të suksesshëm.   

“Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë, në kuadër të planit operativ për luftimin dhe parandalimin e kontrabandës, Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë zhvilluar një operacion të suksesshëm. 

Një autobus në hyrje të Republikës së Kosovës është selektuar për kontrollë detaje nga njësitë anti-kontrabandë.

Gjatë kontrollës së detajuar, është zbuluar një sasi e konsiderueshme e pajisjeve kirurgjike, e cila, përpos qëllimit të kontrabandimit, po transportoheshin në kushte jo të përshtatshme dhe jo sterile, duke shkelur rregullat dhe standardet e kërkuara për mallrat e këtij lloji”, thuhet në njoftimin e doganave. 

Mallrat e gjetura janë sekuestruar menjëherë dhe është nisur procedura kundërvajtëse ndaj palës së përfshirë. 

Dogana e Kosovës dëshiron të theksojë se veprimet e kësaj natyre janë në përputhje me angazhimin e vazhdueshëm të institucionit për luftën kundër dukurive negative dhe për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.  Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në përpjekjet e vazhdueshme për të forcuar sigurinë doganore dhe për të garantuar zbatimin e standardeve të larta në të gjitha procedurat e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat