U paraqit si punonjës i Inspektoratit Policor, ndalohet i dyshuari

Kronikë e zezë

U paraqit si punonjës i Inspektoratit Policor, ndalohet i dyshuari

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një person në Kaçanik, pasi që i njëjti kishte prezantuar dokumente të rrejshme, kinse është punonjës i Inspektoratit Policor.

Rasti ka ndodhur ditën e enjte.

“Njësia policore ka shoqëruar në stacion policor të dyshuarin mashkull kosovar i cili paraprakisht ishte prezantuar si punonjësi i Inspektoratit Policor, mirëpo nuk kishte prezantuar asnjë dokument përkatës. I dyshuari gjatë intervistimit ka deklaruar se nuk është pjesëtar i IPK-së”, ka njoftuar policia.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat