Hajnat vjedhin në ngrohtoren e Gjakovës kabllo me vlerë 6 mijë euro

Kronikë e zezë

Hajnat vjedhin në ngrohtoren e Gjakovës kabllo me vlerë 6 mijë euro

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Të premten rreth orës 09:30, persona të panjohur në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, kanë vjedhur kabllo elektrike me vlerë prej 6 mijë eurosh.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, kabllot në fjalë shërbejnë për gjenerimin e rrymës.

“Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë 24.11.2023 – 09:30. Ankuesja femër kosovare – inxhiniere e ngrohtores së qytetit, ka raportuar se person-a të panjohur kanë vjedhur dy kabllo elektrike me gjatësi 10 metra (2×5 m) në vlerë rreth 6000€ që shërbejnë për gjenerimin e rrymës.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat