Gjendet i vdekur një burrë në Pejë

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një burrë në Pejë

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Në orët e para të së premtes, një burrë është gjetur pa shenja jete në rrethojat e shkallëve të banesës në rrugën “Adem Jashari” në Pejë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

“Rr. Adem Jashari, Pejë  24.11.2023 – 02;50. Një femër kosovare-dëshmitare, ka raportuar se në rrethojat e shkallëve të banesës ka vërejtur një trup mashkull pa shenja jete.

Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vend e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat