Vushtrri, një grua rrahet nga burri dhe vjehrri i saj

Kronikë e zezë

Vushtrri, një grua rrahet nga burri dhe vjehrri i saj

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Të premten rreth orës 09:00, një grua në Vushtrri është sulmuar fizikisht nga burri dhe vjehrri i saj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktimës i është ofruar mbrojtje nga gjykata.

“Vushtrri 24.11.2023 – 09:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehërri i saj.

Viktimës i është ofruar mbrojtje nga gjykata, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat