Tre persona të lënduar, aksident mes dy veturave te liqeni i Badovcit

Kronikë e zezë

Tre persona të lënduar, aksident mes dy veturave te liqeni i Badovcit

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 11:09
Pamje nga aksidenti

Sot në mëngjes një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan.

Nga policia kanë thënë se tre persona janë lënduar nga aksidenti, ku janë të përfshira dy vetura.

“Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë marrë lëndime trupore”- kanë thënë nga zyra për informim e policisë.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe ekipet e rendit të Policisë së Kosovës por edhe një makineri e cila bën shpërndarjen e materieve për shkrirjen e ngricave nëpër rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat