Arrestohet në Zubin Potok serbi i cili ishte në kërkim nga policia

Kronikë e zezë

Arrestohet në Zubin Potok serbi i cili ishte në kërkim nga policia

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një serb, i cili ishte në kërkim.

Siç thuhet në njoftim, i dyshuari është arrestuar rreth orës 12:40.

“Sot, më 25.11.2023, në ora 12:40 në fshatin Zupqë komuna Zubin Potok, nga njësia policore e Stacionit Zubin Potok është arrestuar i dyshuari D. B., (viti i lindjes 1983, mashkull serb kosovar).
Personi i arrestuar kërkohej nga Gjykata Themelore Mitrovicë, pasi më 20.05.2020 , është shpallur fajtor per veprën penale “Grabitja” dhe i është shqiptuar dënim me burg”
, bëhet e ditur në njoftim.

I dënuari është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat