Mitrovicë e Veriut: Ngacmoi një grua për më shumë se një vit, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Mitrovicë e Veriut: Ngacmoi një grua për më shumë se një vit, arrestohet i dyshuari

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Mitrovicë e Veriut, pasi dyshohet se për më shumë se një vit, e ka ngacmuar një grua.

Gruaja ka raportuar se ka qenë në kontroll mjekësore për shkak të stresit që i është shkaktuar nga i dyshuari.

“Më datën e lartcekur, viktima femër kosovare ka raportuar se ka më shumë se një vit që ngacmohet nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima deklaron se më  11.11.2023 ka qenë në kontroll mjekësore për shkak të stresit që i është shkaktuar nga i dyshuari”.

“Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari i lartcekur dhe me vendim të prokurorit kujdestar dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat