34-vjeçari arrestohet për vrasje në tentativë në Vitomericë të Pejës

Kronikë e zezë

34-vjeçari arrestohet për vrasje në tentativë në Vitomericë të Pejës

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

34-vjeçari arrestohet për vrasje në tentativë në Vitomericë të Pejës

Një 34-vjeçar me inicialet R.K. është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet për një vrasje në tentativë mëngjesin e sotëm në Vitomericë të Pejës.

Policia njofton se ishte informuar për të shtëna në një lokal.

“Më datë 27 nëntor 2023 rreth orës 07:15, Policia është informuar se në rrugën “ Alia Izetbegoviq ” nё fshatin Vitomericë në një lokal ka të shtëna me armë zjarri. Policia menjëherë iu ka përgjigjur vendit te ngjarjes dhe me të arritur në atë lokacion ka takuar dy persona njëri nga ta ishte i lënduar nga arma e zjarrtë, i lënduari menjëherë është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, thuhet në njoftim.

“Policia, menjëherë ka arritur ta identifikoj dhe arrestoj të dyshuarin, është gjetur dhe sekuestruar arma e cila dyshohet që ishte përdorur në rast nga i dyshuari: • R.K., i lindur më 1989, mashkull/Kosovar”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat