Rast i rëndë në Prishtinë: Një 28-vjeçar dyshohet se i dha fund jetës, mjeku konstaton vdekjen

Kronikë e zezë

Rast i rëndë në Prishtinë: Një 28-vjeçar dyshohet se i dha fund jetës, mjeku konstaton vdekjen

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 19:18
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Shefqet Shkupi”. Sipas informacioneve të para, i ndjeri dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.

Siç merr vesh media, 28-vjeçari ka ndërruar jetë në afërsi të objektit ku banonte.

Policia e Kosovës së bashku me ekipin mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes, ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat