Zbulohet kush është i dyshuari që vodhi paratë e bamirësisë në një xhami në Gjilan

Kronikë e zezë

Zbulohet kush është i dyshuari që vodhi paratë e bamirësisë në një xhami në Gjilan

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 08:05
Foto ilustrim

Siguria publike në Kosovë po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet.  Ky fenomen mjaft shqetësues, po shkakton pasiguri e humbje të mëdha. Hajnat, herë të vetëm vetëm e herë në grup arrijnë të bëjnë kërdi në biznese, shtëpi, zyra, lokale e objekteve fetare gjithandej vendit.

Për një rast të tillë që ka ndodhur që ka ndodhur para disa ditësh në një xhami në rrugën “Nexhat Orana” në Gjilan , Policia ka arrestuar një person që dyshohet se ka kryer vjedhje.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari që u arrestua është A. Kurtalani, 22-vjeçar, i cili përfundoi dje në stacion policor.

Ai po dyshohet se më 25 nëntor, ka depërtuar brenda xhamisë dhe nga kasaforta e bamirësisë ka vjedhur një shumë të parave të gatshme.

Ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor për veprën penale “Vjedhje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat