Pamje të tmerrshme/ Dhunë shtazarake ndaj një burri nga tre persona në Prizren

Kronikë e zezë

Pamje të tmerrshme/ Dhunë shtazarake ndaj një burri nga tre persona në Prizren

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 15:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngarje e rëndë ka ndodhur në Prizren, në mesnatën mes të hënës dhe të martës kur një person fillimisht është tentuar të futet me dhunë në një makinë, e më pastaj është rrahur rëndë nga tre persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23, ndërkohë që kishte përreth edhe njerëz të tjerë, por pa mundur të ndërhyjnë.  

“Dhuna shtazarake ka ndodhur rreth orës 23, ku tre persona fillimisht kanë tentuar ta fusin viktimën me dhunë në veturë, pas refuzimit të këtij të fundit atëherë ka filluar dhuna”, ka rrëfyer një dëshmitar në kushte anonimiteti.

Sikurse duket nga pamjet, ai është goditur pamëshirshëm në kokë dhe në çdo pjesë të trupit.

Më poshtë mund të shihni videon (18+):

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat