Gjakovë: Babai e raporton të zhdukur vajzën 14-vjeçare, Policia nis kërkimet për gjetjen e saj

Kronikë e zezë

Gjakovë: Babai e raporton të zhdukur vajzën 14-vjeçare, Policia nis kërkimet për gjetjen e saj

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 16:06
Ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur.

Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një burrë nga Gjakova, i cili ka raportuar se vajza e tij është zhdukur.

Mësohet se i njëjti ka deklaruar para Policisë se mëngjesin e së hënës e ka dërguar vajzën në shkollë dhe më pas kur shkoi ta marrë pas mësimit, ajo nuk ka qenë aty.

Përballë kësaj situate, familja vendosi që ta njoftojë Policinë.

Denoncimi i babait ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e vajzës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat