Aksidentohet vetura e KFOR-it në Maxhunaj, dy të lënduar

Kronikë e zezë

Aksidentohet vetura e KFOR-it në Maxhunaj, dy të lënduar

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Maxhunaj.

Këtë e ka bërë të ditur Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë rajonale në Mitrovicë.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, dhe se në të janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Ndërkaq, sipas burimeve të Klankosova.tv, vetura e aksidentuar është një automjet i KFOR-it.

Nuk dihet se nga cila veturë janë të lënduarit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat