Aksidentohet rëndë një këmbësore në rrugën “C” në Prishtinë

Kronikë e zezë

Aksidentohet rëndë një këmbësore në rrugën “C” në Prishtinë

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 20:12
Ilustrim

Një këmbësore ka marrë lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur sonte në rrugën “C” në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Siç njofton Ahmeti, këmbësorja është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësti i trafikut.

Në këtë aksident është përfshirë një automjet dhe këmbësorja.

Njoftimi i plotë i Policisë:

“Rreth orës 19:00  kemi pranuar informatën se në rrugën “C” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësore dhe një automjet.  Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat