Vdiq këmbësorja që u aksidentua te rruga “C” në Prishtinë

Kronikë e zezë

Vdiq këmbësorja që u aksidentua te rruga “C” në Prishtinë

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 20:46
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur këmbësorja, që u aksidentua vetëm pak më herët në rrugën “C’ në Prishtine. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet.

Këtë e ka bërë të ditur për Dukagjinin zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka theksuar se është arrestuar ngasësi i automjetit.

“Rreth orës 20:00, nga QKUK, jemi njoftuar se këmbësorja:  D.G (femër) 56 vjeç, nuk ka arrit të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe e njëjta ka vdekur.

Lidhur me këtë rast hetuesit policorë të njësitit të trafikut kanë nisë një hetim ndërkohë që është arrestuar ngasësi i automjetit”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat