Ky është shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Prishtinë

Kronikë e zezë

Ky është shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Prishtinë

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 23:08
Ilustrim

Një aksident në trafik i shkaktoi lëndime të rënda një këmbësoreje në rrugën ‘C’ në Prishtinë. Dashurije Gashi, 56-vjeçare, u dërgua me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, mirëpo e njëjta s’ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Burimet bëjnë me dije se shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin e rëndë është Melvin Dinaj, 19-vjeçar.

Sipas të njëjtave burime, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë.

Me urdhër të prokurorit, Dinaj është dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat