E rëndë në Prishtinë: 21-vjeçari dërgohet në spital pa shenja jete, policia nis hetimet

Kronikë e zezë

E rëndë në Prishtinë: 21-vjeçari dërgohet në spital pa shenja jete, policia nis hetimet

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 08:28
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, ku një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e të riut, teksa kanë nisur hetimet nga Policia për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Mësohet se viktima është Rrahman Gashi, 21-vjeçar.

I riu është gjetur pa shenja jete nga vëllai i tij, i cili e ka dërguar menjëherë në spital me shpresën që mund t’i ofrojë ndihmë dhe ta shpëtojë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë dëshminë e vëllait të viktimës, i cili ka deklaruar se i ndjeri ka pasur disa probleme shëndetësore.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat