Burri kërcënon bashkëshorten, vëllai sulmon vëllain, djali babanë – disa raste të dhunës në familje

Kronikë e zezë

Burri kërcënon bashkëshorten, vëllai sulmon vëllain, djali babanë – disa raste të dhunës në familje

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Në Policinë e Kosovës kanë raportuar disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, ku djali ka sulmuar babanë, burri gruan etj.

Rastet e dhunës janë raportuar në Prishtinë, Pejë e Rahovec.

Prishtinë 29.08.2023 – 10:00. Më 28.11.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e lartcekur përmes telefonit kishte kërcënuar –ofenduar dhe fyer bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 28.11.2023 – 14:15. Pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (vëllezër). Si pasojë e përleshjes lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe viktima të cilët pas tretmanit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar.

Pejë 28.11.2023 – 13:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga djali i tij. I dyshuari mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rahovec 28.11.2023 – 07:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi bashkëshorti i saj është duke i shkaktuar dhunë psikike ndaj saj ndërsa sot e ka sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat