Dyshohet se kreu vjedhje të rëndë në Rahovec, arrestohet 38-vjeçari

Kronikë e zezë

Dyshohet se kreu vjedhje të rëndë në Rahovec, arrestohet 38-vjeçari

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë.

Të njëjtin fat e pati edhe një person, i cili po shijonte lirinë nga arratia tash e 10 ditë.

Mësohet se 38-vjeçari i cili ishte shpallur në kërkim policor, është arrestuar gjatë ditës së djeshme në pikën e kalimit kufitar në Merdar dhe më pas është shoqëruar në stacion të Policisë, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Sipas burimeve, ai dyshohet se ka vjedhur gjësende me vlerë nga një veturë në fshatin Xërxë të Rahovecit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit dhe i njëjti do të hetohet për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat