Një banesë përfshihet nga zjarri në Fushë Kosovë, shkak mbushësi i telefonit

Kronikë e zezë

Një banesë përfshihet nga zjarri në Fushë Kosovë, shkak mbushësi i telefonit

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një banesë në Fushë Kosovë është kapluar nga zjarri.

Shkaktari i zjarrit raportohet se ishte mbushësi i telefonit.

Zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

“Viktima mashkull shtetas i huaj,  ka informuar se si pasojë e një mbushësi të telefonit (adapter) nga zjarri i është përfshirë banesa e tij. Njësiti përkatës policor dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në raportin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat