AKI qëndroi prapa aksionit ku u arrestuan 6 veta për futjen në treg të 2 eurove false

Kronikë e zezë

AKI qëndroi prapa aksionit ku u arrestuan 6 veta për futjen në treg të 2 eurove false

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se bashkë me Policinë e Kosovës ka realizuar një operacion gjatë të cilit është identifikuar një grup i cili merrej me prodhimin/shpërndarjen dhe futjen në treg të parave të falsifikuara, të cilat dyshohet se janë prodhuar në një shtet fqinj me Kosovën dhe me pastaj nga grupe kriminale shpërndahen në shtetet e rajonit.

Por, media  mëson se prapa këtij aksioni ka qenë Agjencia e Inteligjencës së Kosovës.

Prokuroria Speciale tha se në këtë operacion janë arrestuar në flagrancë gjashtë persona të dyshuar, për veprat penale ‘’Falsifikimi i parasë (prodhimi dhe vënia në qarkullim) nga neni 296 i Kodit nr.08/L-074 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pasi që të njëjtit kanë qenë shpërndarësit e parave të falsifikuara, konkretisht monedhave metalike dy (2) €uro të falsifikuara.

Ndërkaq, tre nga personat e dyshuar janë shtetas nga Maqedonia e Veriut dhe tre të tjerë shtetas të Kosovës.

Nga ky operacion janë sekuestruar thasë me nga 2 €uro metalike në vlerë prej tetëdhjetë e pesëmijë e dhjetë (85.010.00) euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara. Po ashtu, janë sekuestruar katër (4) vetura të cilat janë përdorur nga personat e arrestuar dhe shtatë telefona celularë.

Personat e arrestuar me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, si dhe brena afateve kohore ligjore do të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Nga VV-ja thonë se regjistrimi i popullsisë nuk po shtyhet për t’i fshehur shifrat

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat