Vdes një person në Prishtinë pasi ra nga një ndërtesë në lagjen “Mati 1”

Kronikë e zezë

Vdes një person në Prishtinë pasi ra nga një ndërtesë në lagjen “Mati 1”

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Një person ka ndërruar jetë këtë të mërkurë pasi ka rënë nga një ndërtesë në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Rastin për median e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në lagjen Mati në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë.

Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka bërë të ditur se hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat