​Ekspozon armën në rrjete sociale, ndalohet një person në Ferizaj

Kronikë e zezë

​Ekspozon armën në rrjete sociale, ndalohet një person në Ferizaj

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Njësia e Hetimeve të stacionit në Ferizaj, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishte nisur hetimet rreth një informate, ku një person kishte ekspozuar në rrjetet sociale një armë të zjarrit.

Policia ka identifikuar personin që ka ekspozuar në rrjetet sociale armën e zjarrit, pushkë e gjuetisë dhe sot, rreth orës 09:30 është shoqëruar në stacionin e policisë personi R.F. (45).

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit, është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa arma e zjarrit është konfiskuar.

Rasti është cilësuar mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat