​Arrestohet një i dyshuar për dhunë familjare në Rahovec

Kronikë e zezë

​Arrestohet një i dyshuar për dhunë familjare në Rahovec

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Rahovec ka arrestuar një person për dhunë familjare dhe ka sekuestruar armë.

Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacioni Policor në Rahovec, derisa ishin duke hetuar dhe trajtuar një rast dhune në familje, kanë arritur të sigurojnë informacion se i dyshuari mashkull, shtetas i Kosovës, lindur në vitin 1995, përveç që dyshohej për dhunë në familje, kishte në posedim armë në mënyrë të paautorizuar.

Në koordinim me prokurorin e shtetit është kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, me një karikator dhe 10 copë fishekë.

Armët dhe municioni janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rast dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat